BallinaKryesoreGjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin vendos për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin vendos për dekretin e presidentit Thaçi

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re Avdullah Hotit nga anët e LDK.

Vendimi i Thaçit ishte ankimuar nga lëvizja Vetëvendosje, e cila më herët kishte refuzuar të dërgonte një emër tjetër për kryeministër pas rrëzimit të qeverisë Kurti në Kuvend dhe që kërkonte mbajtje të zgjedhjeve të reja. Tashmë me këtë vendim Avdullah Hoti i LDK së bashku me AAK dhe Nismën mund të formojnë qeverinë e re të Kosovës.

“Kushtetuesja” e Kosovës ka vendosur që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Trupa gjykuese ka marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, ndërsa kryetari i saj, Albin Kurti, ka thënë se kjo parti do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa një gjë e tillë do të jetë interpretim i Kushtetutës.

Kujtojmë që presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.

Para vendimit të Kushtetueses, mbështetës të VV-së organizuan sot pasdite në sheshet qendrore të Prishtinë, siç thanë ata, “provë proteste” duke kërkuar zgjedhje të reja. Rivalët politikë thanë se protesta është trysni mbi gjykatën, por kjo u mohua nga Vetëvendosja

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular