BallinaKryesoreMeta tha se i kishte premtuar hyrjen në zgjedhje, Basha: Ja e...

Meta tha se i kishte premtuar hyrjen në zgjedhje, Basha: Ja e vërteta….

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta shpreh në emisionin “Opinion” se kreu i PD, Lulzim Basha i kishte premtuar se do të futej në zgjedhje në rast se do të shtyhej data e mbajtjes së tyre . Meta e cilësoj këtë qëndrimi si një mos korrektësi nga ana e Bashës.

“I shtyva që të bënim zgjedhje gjithëpërfshirëse, kam marrë fjalën nga zoti Basha që do hyjnë në zgjedhje pastaj mbajtën atë qëndrimin ashtu e kështu…”, tha kreu i shtetit Ilir Meta.

Ndërkohë, Basha është shprehur sot në “Opinion” se nuk është e vërtetë që kishte bërë një premtim të tillë, ndërsa akuzoi mazhorancën për ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e zgjedhjeve.

“Unë s’jam këtu për të komentuar deklaratat e presidentit por një gjë është e qartë edhe per presidentin edhe per shqiptaret, qe presidenti veproi për të shmangur konfliktin e përplasjen, bëri shumë mirë qe veproi me çdekretimin e procesit te 30 qershorit, edhe kjo eshte pertej cdo diskutimi, të gjithë e dimë që KQZ e gjithe institucionet e tjera ishte nën urdhrat e Ramës, pretendimi se opozita do hynte në një proces që s’ekzistonte per arsyen se dekreti i presidentit u injorua teresisht e kjo eshte veper penale nga KQZ. Nuk është e vërtetë që kisha dhënë premtim presidentit se zgjedhjet e 30 qershorit procesi erdhi pas një vendimi të madh që morëm ne, që kishte nje dhe vetem nje qëllim largimin e kësaj qeverie, shpërbërjen e parlamentit ilegjitim e çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme”, tha Basha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular