BallinaAktualitetApeli i mjekut: Izolimi absurd, lëreni popullin e qetë në këtë fatkeqësi...

Apeli i mjekut: Izolimi absurd, lëreni popullin e qetë në këtë fatkeqësi që i ka rënë

Mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë, për të zgjatur izolimin për shkak të COVID-19.

Xhepa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ekspertët po ndjellin panik, duke parë ëndrra epidemike, për pasoja që virusi nuk i prodhoi as në stinën e tij.

Mjeku në regimin e tij ka hedhur poshtë  poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, se izolimi ka penguar në përhapjen e virusit.

Gjithashtu doktori u ka bërë thirrje kolegëve të tij, ku ka theksuar se duhet ti lënë rehat shqiptarët me hallin që ju ka rënë për pjesë.

Postimi i plotë:

Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI!

Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja që virusi nuk i prodhoi dot as në stinën e tij sinqerisht nuk i kuptoj! Duke dashur me gjithë shpirt t’ja lë barrën e krimit panikndjellës, këndvështrimit superficial profesional mbi pseudopandeminë… dhe jo dashakeqësisë për të terrōrizuar një popull në pikun e krizës psiko-sociale, ekonomike dhe shëndetësore!!

Ju të nderuar kolegë që pretendoni se pas bishtit të një epidemie vjen vala dhe piku, ju që në infantilitet profesional pretendoni se izolimi ka penguar shfaqjen e egërsisë të një virusi që, që kur lindi lindi i dobët. ju që praninë e virusit në depistime rastësore në target e barazoni me prezencën e sëmundjes…, JU LUTEM LIRENI TË QETË KËTË POPULL NË FATKEQËSINË QË I KA RËNË PËR PJESË…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular