BallinaAktualitetTryeza përfundon pa marrëveshje/ Vasili: PS po pret të dalë nga gjumi...

Tryeza përfundon pa marrëveshje/ Vasili: PS po pret të dalë nga gjumi parizien

Pas tryezës për Reformën Zgjedhore, në një prononcim për mediat, nënkryetari i LSI dhe përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili është shprehur se, opozita nuk do jepte asgjë në këmbim të identifikimit biometrik duke lënë të kuptohet se ajo është pika kryesore që do në Reformën Zgjedhore.

Sipas tij, nuk mund të ketë pazare kur bëhet fjalë për votën.

“Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërron. Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Ky është një qëndrim parimor që s’ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama”, tha Vasili.

“PS po pret të dalë nga gjumi parizien. Shkaktari i vetëm. Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometric, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elemetë të tjera”, shtoi më tej nënkryetari i LSI.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular