BallinaAktualitetJa kur mblidhet nesër Këshilli Politik me 3 ambasadoret

Ja kur mblidhet nesër Këshilli Politik me 3 ambasadoret

Pas konferencës për shtyp të tre ambasadorëve, asaj amerikane dhe atyre të BE dhe Britanisë së Madhe, është mësuar edhe orari se kur do të mblidhet nesër Këshilli Politik.

Sipas asaj që mëson Syri.net, takimi i Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit nis nesër në ora 11:00, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Pak më herët, të tre ambasadorët u kërkuan palëve politike të arrijnë konsensusin sa më shpejt pasi reforma zgjedhore është një prej kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër dhe jo vetëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, por në mënyrë që edhe votuesit shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të sigurta. Kështu që le ta bëjmë punën”, tha mes të tjerash ambasadori britanik Duncan Nurman.

Ndërsa Yuri Kim, në të njëjtën linjë me kolegun britanik, u shpreh se: “Duhet të japin që Shqipëria të fitojë. Është një votë për Shqipërinë në Europë. BE ka vendosur një sërë kushtesh për vazhdimin e negociatave. Mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushë të gjitha rekomandimet që të jetë anëtare me të drejta të plota në BE”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular