Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa transport publik. Datat kur është hapur në vendet e rajonit…

0

Ndërkohë që shumë vende në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë në Evropë, kanë muaj qëi janë rikthyer jetës normale, pas kalimit të pikut të Covid-19, Shqipëria duket se ka ende shumë punë për të bërë.

Më problematike duket se është mungesa totale e transportit publik. Mijëra qytetarë që çdo mëngjes nuk mund të marrin autobusët, furgonët apo trenin, për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre, janë një dëm jo vetëm për ekonomitë e brishta familjare, por edhe për vetë biznesin, që po has vështirësi në sigurimin e burimeve njerëzore.
Moslejimi ende i transportit publik shkakton një vorbull ekonomike me pasoja zinxhir, që dëmton si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit, çka përkthehet në rënien e vendeve të punës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe më pak taksa në arkën e shtetit.

Vendet e rajonit kanë ndërmarrë mjaft masa sigurie për të ruajtur shëndetin në transportin publik. Masa që Shqipëria do të mjaftonte t’i kopjonte dhe t’i zbatonte, për ta lehtësuar edhe më jetesën e qytetarëve për të rikthyer në ritme normale ekonominë e vendit.

Lejimi me kushtet përkatëse i transportit publik, duke ndjekur shembujt e shumtë të mëposhtëm, mund të ishte hapi i vërtetë domethënëse, që do të dëshmonte, se pas muaj të vështirë e plot peripeci, të diktuar nga pandemia, më në fund ekonomia e vendit mund të rikthehet të marrë frymë lirisht.

Informacion për funksionimin e Transportit Publik në Rajon

1. Greqi

• Transporti publik është hapur në 4 Maj
• Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër
• Nëtrena e metro distancë1 metër të udhëtarëve brenda trenit
• Maska e detyrueshme për udhëtarët(nuk përcaktohen penalitete)

2. Kroaci

• Transporti publikështë hapur në 27 Prill
• Kufizimi i vetëm:distancë 1M të udhëtarëve
• Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)

3. Mali iZi

• Transporti publikështë hapur në 11 Maj
• Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura nëautobuz
• Maska perudhetaret (nuk percaktohenpenalitete)

4. Itali

• Transporti publik nuk ka qenëi pezulluar por janërishikuar oraret
• Mjetet e transportitdizinfektohen 1 herë në 24 orë
• Hyrja dhe dalja në dy dyer të ndryshme
• Maska e detyrueshme përudhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)
• Numër maksimal personash në autobus(caktohet nga shërbimi urban qytetas)
• Distancënë stacion mes udhetarëve 1 metër
• Ne trena e metro distancë 1M të udhëtarëve brenda trenit

5. Bosnje Hercegovinë

• Transporti publik është hapur në 15 Maj
• Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura nëautobuz
• Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)
• Numri i mjeteve tëtransportit në qarkullim është i kufizuar
• Organizimii orareve të lëvizjes është sipas orareve të fundjavës

6. Maqedoni e Veriut

• Transporti publik aktualisht ështëi hapur rregullisht
• Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus
• Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)

7. Kosovë

• Transporti publik është hapur në 18 Maj
• Nuk mund të ketë më shume se 20 udhëtare në autobus
• Maska dhe doreza për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.