BallinaKryesoreDorian Teliti-Ramës: Në 7 vite varfërove shqiptarët, iu more 2.1 miliard euro...

Dorian Teliti-Ramës: Në 7 vite varfërove shqiptarët, iu more 2.1 miliard euro nga rritja e taksave. Plani i PD…

Shefi i Kabinetit te Bashes, eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorjan Teliti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 7 vite qeverisje “ka varfëruar shqiptarët”. Me një shënim në facebook, Teliti thotë se Rama i mori shqiptarëve 2.1 miliard euro vetëm nga rritja e taksave. Sipas tij, Rama është përgjegjës pse “dhjetëra e mijëra biznese kanë shkuar drejt falimentimit, ndërsa qindra e mijëra shqiptarë morën rrugën e emigracionit”.

“E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin”, shkruan mes të tjerash Teliti.

Postimi i plotë:

Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me.

Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.

Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.

E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular