BallinaAktualitetI nxehti saharian, sinoptikanët: Ja sa do shkojnë temperaturat ditën e enjte

I nxehti saharian, sinoptikanët: Ja sa do shkojnë temperaturat ditën e enjte

Ndërkohë që nga fillimi i muajit korrik deri javën e parë të tij pritet të jetë vala e parë e të nxehtit nga Saharaja i cili do përfshijë territorin e Shqipërisë, nesër, sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të arrijnë në vendet e ulëta deri në 38 gradë kurse në zonat malore deri në 34 gradë .

“Ditën e enjte do të mbizotërojë mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në orët e mesditës të cilat në juglindje do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave të karakterit lokal”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Me konkretisht temperaturat parashikohen:
zonat malore 18°C deri në 34°C
zonat e ulëta 19°C deri në 38°C
zonat bregdetare 20°C deri në 35°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular