BallinaKryesore“Dimër të ftohtë do ketë këtë vit”, (më të rrezikuarit e kanë...

“Dimër të ftohtë do ketë këtë vit”, (më të rrezikuarit e kanë ndjerë)

Nga Shemsi Prençi

Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë, pas njoftimit të akuzave nga Gjykata Speciale, në ngarkim të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, do mbetet padyshim më e pakuptimta në karrieren e tij politike..!
Së pari: Rama kryeminister, nuk e kishte bërë një veprim të tillë, kur Gjykata Speciale, ngriti akuza ndaj ish kryeministrit Hajradinaj edhe pse ai dha menjëherë dorheqie dhe shprehu gatishmerinë, për tu perballur me Gjykaten Speciale si ish luftëtar i UÇK-s dhe si Ramush e jo si pushtetar i lartë.
Së dyti: Rama është në nivelet më të ulta, të stofit politik dhe të besimit si politikan dhe kryeminister i Shqipërisë, për të unifikuar politiken e Kosoves të “mbarsur” me konflikte e padrejtësi, madje dhe vetë Rama, mbart doza konfliktualiteti me disa nga udhëheqësit politik të Kosoves.
Së treti: Gjykata Speciale, nuk ka ngritur akuza për Thaçin president , apo Kadriun kryeparlamentar e kryetar i PDK-s, e as për vrasje në front si anëtar të UÇK-s, por për krime ndaj civilëve Shqiptar, Rom e Serb…!
Askush nuk ka të drejtë të njollosë dhe paragjykojë UÇK-n dhe luftën e drejtë, për liri e pavarsi të Kosovës, sepse ajo ka marrë mbështetetjen e çdo Shqiptari kudo që ndodhen në botë , duke dhënë kontribut me të gjitha mundësitë e në këtë pikë Hashimi dhe Kadriu dhe çdo anëtar i UÇK-s, kanë mbështetje nga çdo Shqiptarë.
Po kështu UÇK dhe lufta e saj ka marrë bekimin dhe mbështetjen e diplomacisë botërore dhe mbështetjen e fuqishme ushtarake të NATO-s, aq sa Ushtria e Serbisë , nuk mundi të ngrej në ajer asnjë avion luftarak dhe kapitulloj pa kushte.
Sot bëhet fjalë për persona që kanë abuzuar me luften dhe misionin e UÇK, për interesa të pushtetit të pasluftes dhe në këtë drejtim duhet të jemi pro Gjykates Speciale, sepse askush nuk ka të drejtë të abuzojë dhe të mbajë peng Kosoven dhe lirinë e sajë në rrugen e integrimit për interesa personale dhe bëmat antiligjore, qoftë dhe mes Shqiptarëve dhe shiten si “heronjt e gjallë të luftës së UÇK-s”.
Pikërisht në lidhje me kto, dy panarama kontradiktore të akuzave të Gjykatës Speciale dhe mbrojtjes së politikës Shqiptare për akuzat ndaj Hashimit dhe Kadriut, shfaqen si dy përsonat më të palexuar dhe të painformuar kta që po “ngrohen”, pranë zjarrit të pa ndezur të oxhakut të të zotit të shtëpisë.
Të shqetsuar për akuzat ndaj Hashimit e Kadriut, apo janë të merzitur pë “dimrin politik”,që po troket nga konsumi që kanë marrë dhe pafuqia që tashmë kanë si faktor pa ndikim, qoftë dhe me pajtuar politiken shqiptare në ditë halli si kjo e akuzave nga Gjykata Speciale.
Në fakt sipas mendimit tim akuzat e Gjykatës Speciale janë lajmeruar në kohen e duhur dhe kjo besoj do të shpëtojë jo vetem Grenell, i cili u nxitua dhe nuk mendoi mirë caktimin e dt. 27 qershor për bisedimet Kosov- Serbi në Shtëpinë e Bardhë, por do të shpëtojë një herë e mirë edhe Kosoven dhe lirinë e sajë,nga ngarkesat që i kanë dhënë persona të implikuar në krime kundra njrzimit e ordinere dhe që fshihen pas UÇK-s dhe vlerave e mosionit që ka kryer më së miri deri në verën e vitit 1999.
UÇK, nuk ishte vetem e Hashimit dhe Kadriut, nuk ishte vetem e Ramushit apo Ises, por nuk ishte fare e Ramës, i cili tani vonë ka filluar të artikuloje mrekullinë UÇK e cila i dhuroj Kosoves Lirinë.
Padyshim që UÇK, më së shumti ishte e familjes Jashari që u ba shembull unikal në botë, për qendresen heroike ndaj barbarisë serbe, por dhe për numurin e deshmorëve nga një familje të cilët fëmijë, vajza, djem , gra e burra në 7 e 70, dhanë jeten heroikisht me armë në dorë kunder makinerisë luftarakeserbe, duke luftuar për lirinë e Kosoves.
Hashimi dhe Kadriu dhe disa politikan të tjerë të Kosoves, nuk e kanë moralin dhe guximin të shkojnë në kullat e baces Shaban dhe të komandantëve Hamza e Adem Jashari e një gjë të tillë nuk e ban dot as Rama e Isa, se po të mundnin me e ba, duhet që patjeter aty të mblidheshin të gjithë politikanët Shqiptarë me u bashku për një kauzë të rëndësishme kombëtare, nëse vërtet ka kauzë që duhet me u shqetsuar…!
Por me sa duket, nuk ka kauzë, por ka interesa të ngushta të personave dhe grupeve që kanë “mjelur” Kosoven dhe Shqipërinë, prandaj takimi Isa e Rama bëhet pran oxhakut të Isës dhe jo pranë oxhakut të Bacës Shaban Jashari.
Në këto kushte mjerane, ku është katandisur politika Shqiptare këtej e andej kufirit imagjinarë, takimi Isa e Rama pran oxhakut rrethuar me turra drushë të thara, më shumë paralajmëron për një “dimer të ftohtë politik”, se sa unifikim të politikës për mbrojtje nga akuzat e Gjykatës Speciale. Por nuk besoj se ky “ dimer” do sjellë “pranverë” për shumë politikan
Shqiptarë e sidomos pë dy protogonistët pranë oxhakut të Isës, pasi në karrieren politike kanë luajtur shumë pisët, duke kerkuar unitetin dhe kompromiset jo për Kosoven e Shqipërinë , por vetem për interesat e rracës tyre, duke abuzuar me të mrekullueshmen UÇK dhe misionin e sajë për lirinë dhe pavarsinë e Kosoves.
Sot çdo Shqiptarë kudo që ndodhet, është perkrahë UÇK-s dhe vlerave të sajë në raport me misionin historik dhe luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, por nuk mundet askush të lërë peng lirinë e Kosoves për pazaret e disa politikanëve Kosovar e Shqiptarë, të cilët nuk kanë menduar për heronjt dhe deshmorët e lirisë së Kosoves, por për karrieren, pasurinë dhe rehatinë personale e familjare.
Prandaj mendoj se dhe Kryeministri i Shqipërisë i ka dy mundësi reale për mbrojtje të të akuzuarve :
– Ose të ndërmjetsoje azil politik tek Erdogani për ata që i dhemb zemra dhe është gati të ofendojë, etiketoj dhe vdesë gjithë pjesen tjeter të Kosoves…!
– Ose të garantoje paprekshmerinë e tyre në vilat luksoze që kanë siguruar në Shqiperi, duke abuzuar mbi gjakun e bashkëluftëtarëve të UÇK-s, për liri e pavarësi..!
Deri atëherë, le ta mendojë dhe pleqerojë pranë oxhakut me plakun Isa e ta vendose se çfarë kanë me ba, ndryshe, Gjykata Speciale, ti merr nëpër duar dhe pastaj do të konsideroheni besprerë, që nuk garantoni mbrojtje të shokëve e miqve të idealeve dhe pazareve, kur ta kerkojnë një gjë të tillë…!
Ndajeni mendjen dhe bëjeni o “baballarët” e kombit, se mendoj e keni pjekur pranë oxhakut, në të kundert “dimri shumë i ftohtë” po troket edhe për Ju e kam frik se nuk dilni në pranverë…!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular