BallinaAktualitetMinoritet me “300 firma”/Historiani: Me këtë ligj Greqia mund të aneksojë jugun...

Minoritet me “300 firma”/Historiani: Me këtë ligj Greqia mund të aneksojë jugun e Shqipërisë

Historiani dhe studiuesi i çështjeve shqiptaro-greke, Arben Llalla ngre alarmin se pas ligjit të propozuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për gjuhën e minoritetit në çdo vend ku ata jetojnë dhe përcaktimin e pakicës kombëtare nga 300 firma, fshihen interesa pas të cilave qëndron Athina.

Ai thotë për Mapo.al se nëse ky ligj miratohet, atëherë Greqia mund të tentojë aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Llalla akuzon qeverinë e Tiranës se nuk po mban premtimin për çështjen Çame në raport me Greqinë, ndërsa akuzon se janë bërë përpjekje për të hequr termin Çamëri nga librat shkollorë.

Ligji për përdorimin e gjuhës amtare 20% është realizuar vetëm në Maqedoninë e Veriut pas një revolucioni më 2001 me armë nga ana e shqiptarëve që përbëjnë rreth 45% të popullsisë. Kjo metodë nuk duhet të përdoret në Shqipëri pasi nuk kemi pakica kombëtare me numër të madh. Edi Rama i akuzuar për bashkëpunim me sigurimin grek nga z.Berisha dhe i nderuar me medaljen e lartë Kalorës Mbrojtës i Ortodoksisë Greke, po realizon ëndrrën greke dhe serbe për ta paraqitur Shqipërinë një vend jo stabil dhe shumëetnik. Shikoni Rama njohu 9 pakica gjë që nuk i ka njohur Maqedonia e cila është vend shumëetnik dhe Kosova. Ky Ligj që do të sjellë qeveria Rama 2 bie ndesh me realitetin dhe kushtetutën, por Rama tashmë kontrollon tërë shtetin në mënyrë diktatoriale dhe mund të vetëshpallet edhe mbret. Nëse shqiptarët nuk e rrëzojnë Edi Ramën do vijnë ditë të errëta për Shqipërinë. Shikoni, Rama shkatërroi PS-në, duke zhdukur gazetën “Zëri i Popullit”, i ndryshoi ngjyrën tradicionale, dhe tani i është turrur Shqipërisë si i çmendur për ta shkatërruar. Një njeri jo stabil që ka shkatërruar disa herë familjen e tij dhe prej tij unë nuk pres ditë të mbara”, shprehet Llalla për Mapo.al.

Por cilat janë rreziqet që mund të vijnë në të ardhmen?

Nga ky ligj dhe nga Edi Rama parashikoj që mund të shpallet aneksimi i jugut të Shqipërisë duke ja bashkangjitur Greqisë. Rama drejt këtij projekti po e çon Shqipërinë. Mbase Zoti na ndihmon sepse vetë shqiptarët janë të dorëzuar përpara diktaturës së çmendur të tij i cili i çoi shqiptarët në emigracion masiv dhe në varfëri ekstreme. Sipas ligjit që Rama do të votojë i bie që një lagje të nënshkruaj se kanë ndërgjegje e ekipit të futbollit të Brazilit e të vetëshpallen brazilianë apo milanezë”, thotë historiani Llalla.

Në një kohë kur Greqia insiston për të drejtat e minoritetit, madje edhe të sajojë elementë minoritarë aty ku nuk ekzistojnë, Llalla akuzon Tiranën zyrtare se po i nënshtrohet Athinës, duke shkuar deri aty sa tentuan heqjen e emrit Çamëri nga tekstet shkollore.

Greqia nuk njeh asnjë pakicë kombëtare edhe pse brenda saj kemi shqiptar, turq, hebrenj, vlleh, romios, pomak, etj. Patjetër që ne duhet të përdorim reciprocitet por Kuvendi i Shqipërisë është një vend ku nuk ka deputet kombëtar por vasal që punojnë për rrënimin e Shqipërisë. Çështja Çame po mbahet gjallë edhe pse qeveria “Rama” është munduar të zhdukë emrin Çamëri, të izolojë partinë PDIU që përfaqëson çështjen Çame. Shpresojmë që të kemi rotacion politik më 2021 me qëllimin e mirë që shqiptarëve t’ju rikthehet krenaria, rritja ekonomike, stabiliteti politik i brendshëm dhe i jashtëm”, thotë më tej për historiani Arben Llalla.

Çfarë parashikojnë dy nismat e qeverisë

Ligji për dygjuhësinë
Më konkretisht, ligji specifikon: “Njësia bazë e vetëqeverisjes vendore, në të cilën personat që i përkasin një pakice kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë brenda territorit të saj, krijon kushtet për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe personave që i përkasin pakicës, bazuar në kërkesën e tyre”.

Ky draft përcakton edhe se ku do të përdoret dygjuhësia: “Gjatë procesit të informimit mbi të drejtat e tyre, “Për vetëqeverisjen vendore”, aksesit në programin e transparencës; gjatë seancave të këshillimeve me bashkësinë përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, në paraqitjen e kërkesave apo ankesave drejtuar organeve bazë të vetëqeverisjes vendore, për të paraqitur iniciativa qytetare nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar, drejtuar këshillit bashkiak sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit bashkiak”.

Një tjetër risi e këtij ligji është edhe emërtimi i njësisë administrative ku minoritetet bëjnë pjesë, e sipas nenit tetë kur ata janë 20% me anë të një kërkese ata kanë të drejtë të vendosin “për emërtimin e njësisë administrative, rrugëve shesheve, territoreve, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën e pakicës kombëtare”.

Minoritet me “300 veta”
Një grup prej jo më pak se 300 veta, mund të përcaktohen dhe të njihen si pakicë kombëtare në vendin tonë. Këtë parashikon projektvendimi i hartuar nga Ministria e Brendshme, e cila pak ditë më parë i kërkoi mendim shoqërisë civile, mes tyre, historianëve, profesorëve dhe juristëve. Por pjesë dërrmuese e tyre kërkuan ndryshimin e ligjit me pretendimin se nuk ka qasje me realitetin shqiptar. Qeveria është tashmë përpara presionit të ekspertëve por edhe opinionit publik.

“Kërkesa për njohjen e pakicave, depozitohet pranë Komisionit për shqyrtimin e kërkesës për njohjen formale të pakicës kombëtare (në vijim referuar Komisioni), nga një grup shtetasish prej jo më pak se 300 (treqind) persona me zotësi të plotë për të vepruar, që pretendojnë se i përkasin pakicës kombëtare”, thuhet në draft.

Më pas komisioni i ngritur me urdhër të kryeministrit do të shqyrtojë kërkesën, në përbërje të të cilit janë zv/ministri i drejtësië, përfaqësues të ministrive, përfaqësues të Akademisë së Shkencave, përfaqësues të Drejtorisë së Arkivave, përfaqësues të pakicave kombëtare etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular