BallinaAktualitetCakaj shkarkoi ambasadoren, ja çfarë thotë ambasada shqiptare në Athinë

Cakaj shkarkoi ambasadoren, ja çfarë thotë ambasada shqiptare në Athinë

Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar dje se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin e ambasadores Ardiana Hobdari.

E pyetur nga “BalkanWeb”, në një reagim zyrtar ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka njoftim zyrtar nga institucioni përkatës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës në Shqipëri apo ndonjë institucion tjetër.

“Përshëndetje! Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe zhdekretimin e ambasadorëve është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe ligji ‘Për shërbimin e jashtëm’. Me respekt, ambasada e RSH, Athinë”, shkruhet në reagim. Por nga ana e saj, Ministria e Jashtme nuk i ka përgënjeshtruar mediat për lajmin e dy ditëve më parë për shkarkimin e ambasadores Hobdari dhe një pjesë të mirë të stafit të ambasadës sonë në Athinë

LIGJI

Ligji ‘Për shërbimin e jashtëm’, në nenin 26 dhe 27 të tij përcakton qartë procedurën e emërimit dhe lirimit të ambasadorit shqiptar në një nga përfaqësitë diplomatike. “Ambasadori emërohet dhe lirohet nga Presidenti i Republikës, jo më vonë se 30 ditë pas propozimit të Kryeministrit; ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimin për emërimin dhe lirimin e ambasadorit; përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti i Republikës, Komisioni për Politikën e Jashtme organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t’u emëruar ambasador dhe i përcjell Presidentit të Republikës opinionin për kandidaturën e propozuar”, thuhet në nenin 26 të ligjit. Po ashtu, përcakton qartë dhe kriteret që duhet të përmbushë një ambasador.

“Kreu i misionit diplomatik përzgjidhet ndërmjet diplomatëve të karrierës me gradë të lartë, jo më pak se këshilltar; kreu i misionit diplomatik mund të përzgjidhet dhe një person, i cili plotëson kriteret e mëposhtme: a) të plotësojë kushtet për rekrutim të parashikuara në nenin 35 të këtij ligji; b) të ketë të paktën 10 vjet përvojë në fushën e politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare ose të së drejtës ndërkombëtare, ndër të cilat tre vjet në pozicione drejtuese”, thuhet në nenin 27 të ligjit “Për shërbimin e jashtëm”.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka shkarkuar dje ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari dhe pjesën më të madhe të stafit të ambasadës sonë. Vendimi ka ardhur vetëm pak ditë pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës pushoi çështjen e ngritur ndaj ambasadores Hobdari dhe konsullit të përgjithshëm në Janinë, Gjikuria, për akuzën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për rastin e vjedhjes së 100 pasaportave biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Kanë qenë mediat greke që e kanë publikuar këtë lajm, ndërsa burime nga Ministria e Jashtme pohuan se motivacioni i këtyre shkarkimeve është performanca dhe shërbimet e dobëta ndaj komunitetit shqiptar në Greqi. A.Lumnezi/Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular