BallinaAktualitetIsa Mustafa infektohet me COVID-19, ja si është gjendja e tij. Anëtarët...

Isa Mustafa infektohet me COVID-19, ja si është gjendja e tij. Anëtarët e tjerë të familjes…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Nëpërmjet një shënimi në facebook, Mustafa thotë se nuk ka asnjë shqetesim shendetesor, përveç  një plogështie.

Fatmirësisht ai njofton se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Teksa njofton se në ditët në vazhdim do të qëndrojë i izoluar, Mustafa apelon qytetarët për kujdes maksimal.

“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar Mustafa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular