Pesë burra janë burgosur dhe do të përballen me dëbim pasi policia goditi një fabrikë kanabisi prej 160,000 £ në Bradford.
Shtetasit shqiptarë, të cilët u arrestuan të gjithë në shtëpi, u dënuan sot në Gjykatën e Bradford me një lidhje video nga burgu ku ishin mbajtur që prej arrestimit.
Ata kishin pranuar më parë akuzat për prodhimin e kanabisit, ndërsa u prangosën më 14 tetor të vitit të kaluar. Xhulio Shuaipi, 23 vjeç dhe Alban Lushi, 26 vjeç, u burgosën me nga dy vite. Halil Berisha, 23 vjeç; Elidon Gjoka, 25 vjeç, dhe Elton Cajkri, 25 vjeç, u dënuan me 22 muaj. Prokurori Soheil Khan tha se policia hyri në shtëpi pas ankesave nga banorët e afërt për erën e fortë të kanabisit.
Ata gjetën 170 bimë me një vlerë të mundshme rrugore prej 162.500 paund.
Dera e përparme ishte mbyllur dhe muret ishin veshur me materiale plastike, ndërsa vidhej edhe energjia elektrike.
- Khan tha se shtëpia ishte marrë me qira në nëntor 2018 duke përdorur dokumente të falsifikuara, dhe 5,000 paund dëme ishin bërë kur ishte shndërruar në fabrikë droge. Salla e ndenjes kishte një shtrat dhe një frigorifer që përmbante ushqime të freskëta.
I pandehuri i vetëm në vend ishte Cajkri dhe bashkë me Gjokën kishin leje drejtimi të falsifikuara. Lushi ishte ‘zhdukur’ pasi kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në një anije nga Spanja në vitin 2016.
Autoritetet e imigracionit nuk kishin asnjë procesverbal të Shuaipi apo Gjoka, ndërsa Berisha ishte larguar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2017 dhe kërkoi azil në Francë. Asnjë nga të pandehurit nuk kishte dënime të mëparshme.
Gjykatësi Colin Burn u tha burrave: “Nuk kam asnjë vështirësi të pranoj që të gjithë jeni rekrutuar në këtë prodhim të organizuar të një droge të Klasit B.
Por ata me vetëdije po bashkëpunonin me njëri-tjetrin si grup për të prodhuar një sasi shumë të madhe kanabisi. Të gjithë ata e dinin shkallën e operacionit dhe ishin në të për përfitime financiare.
Gjykatësi Burn tha se burrat mund të dëbohen pasi të kenë vuajtur dënimet e tyre.