BallinaKronikeEmri/Pjesë e grupit kriminal, kush është vajza shqiptare e arrestuar. Policia prangos...

Emri/Pjesë e grupit kriminal, kush është vajza shqiptare e arrestuar. Policia prangos edhe “mbretin” (Video)

Nga një aksion i gjerë i policisë së Katanias, ka çuar në pranga 22 persona, ndërsa urdhër-arrestet ishin lëshuar për 23 persona, por njëri prej tyre ndërroi jetë kohët e fundit.

1

Ata janë hetuar në kuadër të një operacioni antimafia i koduar “The King”, nga të cilët 15 janë lënë në burg.

Ata akuzohen për krijimin e një organizate kriminale me synim trafikimin e drogës, atë të armëve si dhe zhvatje në rrethana rënduese. Disa prej të akuzuarve ishin të mitur në periudhën kur kanë ndodhur krimet.

Hetimet e nisura në vitin 2017 dhe të mbyllura së fundmi, përfshirë edhe deklaratat e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë, kanë lejuar të mbledhin prova në lidhje me ekzistencën e grupit me qëllime kriminale drejtuar nga Sebastiano Mario Di Stefano.

2

Megjithëse ishte vendosur në arrest shtëpiak, ai kishte zgjeruar tregtinë e drogës para shtëpisë së tij që ndodhet në qendrën historike të Adrano.

Di Stefano e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë logjistike të organizatës dhe vendin e mbajtjes jo vetëm të drogës por edhe të të ardhurave të paligjshme dhe të armëve. Më 24 maj të vitit 2018, policia i gjeti një armë si dhe një 1 kg marijuanë dhe 30 gram kokainë.

Gjatë hetimeve, u zbulua se vetë Di Stefano e quante veten “mbreti i marihuanës”, nga edhe mori emrin operacioni. Bazuar në shitjet dhe dërgesat e regjistruara, vlerësohej që sheshi i dyqaneve kishte një qarkullim prej rreth 1000 euro në ditë. Midis të arrestuarve shumica italianë, është edhe një shqiptare, Kristina Karaj 22-vjeçe, me banim në Adrano.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular