Nëntë në dhjetë viktima nga Covid-19 në Itali kanë pasur si shkak kryesor të vdekjes së tyre koronavirusin, sipas një studimit të fundit.
Zyrtarët italianë të shëndetësisë, vendi i cili ka humbur 35,000 jetë njerëzore që nga shkurti kur u shfaq pandemia, thanë sen shumë prej të vdekurve kishin probleme të tjera shëndetësore, duke shkaktuar një debat nëse koronavirusi me të vërtetë shkaktoi vdekjen e tyre.
Studimi i publikuar nga Instituti i Shëndetit dhe Zyra Kombëtare e Statistikave ISTAT tregon se koronavirusi vrau 89% të viktimave nga pandemia e Covid. Mostra e vdekjeve të analizuara është 4,942.
11 përqind e mbetur ishin të infektuar me koronavirus, por vdiqën nga sëmundje të tjera, të tilla si sëmundje kardiovaskulare. Por virusi gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm, sepse përkeqësoi gjendjen e tyre dhe përshpejtoi vdekjen e tyre.
Studimi u bazua në numrin e vdekjeve të raportuara në fund të majit, kur Italia kishte pushuar tashmë masat e saj shtrënguese.
Pneumonia shihet në 79 përqind të njerëzve vdekja e të cilëve ishte e lidhur drejtpërdrejt me koronavirusin dhe ishte ndërlikimi më i zakonshëm tek ata të infektuar, së bashku me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes.
Studimi gjithashtu konstaton se Covid-19 ishte fatale për disa njerëz që nuk kishin ndonjë problem shëndetësor.