BallinaKronikeVajza u përdhunua nga disa persona/Nëna e 17 vjeçares: Si ma 'shiti'...

Vajza u përdhunua nga disa persona/Nëna e 17 vjeçares: Si ma ‘shiti’ policia vajzën për 5 mijë lekë

Nëna e 17-vjeçares që u përdhunua nga disa persona në Fushë Krujë ka zbuluar skandalin ku shkoi disa herë të bënte denoncimin në polici dhe këta të fundit e dinin destinacionin, megjithatë nuk e kthenin të miturën në shtëpi.

Sipas dëshmisë së nënës për Fax News, një person në makinë i ka dhënë 5 mijë lekë efektivit dhe ky i fundit i ka thënë që të largohen pasi vajza ishte shpallur në kërkim nga familja.

“Drejtësia shqiptare, policia e kam bërë denoncime shumë herë. Shkonim në rajon të policisë në Krujë, shko më sill, merre gocën dhe na e sill neve. Si ta gjej gocën e t’jau coj atyre, nuk e di përse punon policia e shtetit. Plus edhe e kanë kapur gocën në 12:30 të natës, bashkë me dy persona që nuk ia nxjerr dot emrin. I ka dhënë 5 mijë lekë një person “Na dajë, ik shpejt se është goca në kërkim”.

Çfarë drejtësia ka këtu, çfarë policia ka këtu, gocën e dinte pòlicia se ku ndodhet dhe mos të marrë asnjë masë, nuk e di a ka fëmijë vetë ai polic. Me veprimin që ka bërë polici, mund të them se nuk kam besim se kur ma merrte gocën ditë e natë dhe nuk ma kthente edhe pse ishte bërë denoncimi”, tha nëna.

Ndërsa tregoi se ndihet e kërcnuar në shtëpi por fëmijët janë dërguar në një vend të sigurtë dhe thonë se nuk kthehen më në Fushë-Krujë. Nëna ankohet se ka mbetur e papunë pasi fasoneria ku ishte e punësuar e ka njoftuar se do të shkojë në një moment të dytë pa i dhënë më shumë detaje.

“Fëmijët kanë ikur, vetë jemi këtu. Bëhet fjalë për ditën se natën kemi policinë, na mbron po ditën ndihemi të fríkësuar. Fëmijët kanë ikur me emergjencë, janë shumë të sigurtë. Kam qenë vetë dy ditë me ta, janë shumë mirë. Ndihem e sigurtë, më mirë të rrijnë atje sa të jetë e nevojshme. Janë shumë mirë. Të pasigurtë jemi.

Për vete, nuk më kthehet as fëmijët jo. Thonë të kthehen në Fushë-Krujë, asnjëherë jo. Por unë mund të gjej kënd, më kanë hequr nga puna në një fasoneri. Shkova sot dhe më thanë që kur të çojmë fjalë ne. Unë jam nevojtare se kam kredi e borxhe nëpër dyqane.

Unë duhet të punoj dy turnesh edhe jalla t’ia dal, jo më të rri në shtëpi pa punë. Nuk e kam menduar asnjëherë por nuk di ku të interesohem por as e kam çuar ndërmend këtë punën e azilit se kam qenë e qetë, tani na ranë hallet.

Kanë bërë gabim dhe ta vuajnë ashtu si fëmija im. Duhet ti mendonin këto gjëra para se ti hynin kësaj pune. Se goca me babën në burg, plus edhe minorene. Ajo sa një pëllëmbë është, e sjellin sa këtej andej. Ata që janë pa martu do martohen e do kuptojnë çfarë është fëmija. Ata që janë me fëmijë vetë, ju raftë në familje të vet se kam vuajtur fort.

Të vijnë të ma marrin fëmijën në derë të shtëpisë dhe ta përdorin andej sipas qejfit të vet, ta vuajnë dènimin, të rrijnë atje, të mendonin para se ti hynin kësaj pune. Kanë menduar se fitojmë. Mendoj se do shkoj shumë kèq për veten time. Goca e madhe thotë se nëse bëhet fjalë të jetojmë në Fushë Krujë, më mirë vrás veten. Nuk mund të jetoj më në Fushë Krujë, po ashtu edhe unë. Nuk kam çfarë e dua jetën”, tha nëna.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular