BallinaKryesoreParalajmërimi i ambasadores për listat/Salianji: Shenje shprese. Dhjetëra deputetë e kryebashkiake rezultuan...

Paralajmërimi i ambasadores për listat/Salianji: Shenje shprese. Dhjetëra deputetë e kryebashkiake rezultuan me dënime….

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadores së SHBA, Yuri Kim për listat, ndërsa tha se thirrja e saj është “paralajmërim shprese”.

Me një shënim në facebook, Salianji thotë se dhjetëra deputetë dhe kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funksionarë të lartë, sipas tij, rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit.

Ai akuzon kryeministrin Rama se i mbrojti ata për të mos u dënuar siç e parashikon ligji.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, paralajmëroi me një status në Twitter krerët e partive politike në vend, ku tha se ata do mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do garojnë në logon e tyre.

Postimi i plotë i Salianjit:

Thirrja e ambasadores një paralajmërim shprese, dhjetëra deputetë dhe kryetarë bashkie dhe më shumë se 300 funskionarë të lartë rezultuan me dënime të rënda pas dekriminalizimit.

Të gjithë jo vetëm u promovuan dhe strehuan por dhe u mbrojtën nga Rama për të mos u dënuar siç e parashikon ligji!

Rama flaku edhe socialistët për tiu dhënë strehë maskarenjve, trafikantëve dhe kriminelëve.

Kumbimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë në mbështetje të prioriteteve të qytetarëve dhe vlerave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular