BallinaKronikeVIDEO/Kalim në BE kundrejt 1000 eurove, kapet 37- vjeçari në Qukës- Qafë...

VIDEO/Kalim në BE kundrejt 1000 eurove, kapet 37- vjeçari në Qukës- Qafë Plloçë po transportonte….

Një 37- vjeçar nga Berati është kapur dhe arrestuar në aksin Qukës- Qafë Pllocë pasi po transportonte 9 klandestinë të paligjshëm në Shqipëri.

N.S, u kishte premtuar këtyre 9 emigrantëve të paligjshëm kalimin në BE kundrejt fitimit 1000- 1200 euro.

Edhe kjo goditja nga Policia ishte në vazhdën e operacionit policor të koduar ‘’Perimetri’’ i cili vijon prej kohës në qarkun e Korçës në kuadër të goditjes së trafikut të paligjshëm të klandestinëve nga Greqia në Shqipëri

STATUSI NGA POLICIA

Qarku Korçe

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. S., 37 vjeç, banues në  fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular