BallinaKryesoreSKANDALI/ Spitali Covid 2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka 48 orë pa ujë

SKANDALI/ Spitali Covid 2 ‘Shefqet Ndroqi’ ka 48 orë pa ujë

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ i cilësuar si ‘Covid 2’, ku aktualisht trajtohen afër 150 paciente prej 48 orësh është pa ujë në rubinetet e ç’do pavioni.

Pacientet edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore e në lufte me virusin vdekjeprurës, u duhet të bëjëe sakrifica edhe për ujin për nevojat personale

Per shkak edhe të temperaturave të larta të këtyre ditëve situata është bërë thuajse e padurueshme në ambientet e brendshme të këtij spitali

Uji ëshhtë një nga problemet pasi edhe dhomat e këtij spitali janë pa sistem ajrimi apo kondicionimi ç’ka e bën qëndrimin e pacienteve edhe më të vështirë, ku në të shumtat e rasteve, pacientët janë të vendosur në 3 apo 4 persona në të njëjtën dhomë.

Problem është edhe sistemi i urgjencës në këtë spital. Pacientet me Covid janë të vendosur në një salle pa ndarje me njëri-tjetrin ç’ka e rrit edhe më shumë situatën virologjike brenda këtyre ambienteve.

Por jo vetëm për pacientët.

Mungesa e ujit në rubinete i ka vështirësuar punën edhe stafit mjekësor. Kujtojmë që larja e duarve dhe higjiena vetjake është një nga këshillat kryesore, ndërkohë që stafi mjekësor nuk ka mundësi as të laj duart edhe pse duhet të kujdesen për dhjetëra pacientë që kanë simptoma nga më të ndryshmet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular