Një qytetar ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet ujëvara e tharë plotësisht.
Betim Sherifi thotë se ujin e ka ndalur vendosja e digës nga Komuna e Malishevës.
Por Komuna e Malishevës e ka mohuar këtë.
Gazeta “Reporteri.net”, ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizin, i cili ka thënë se nuk është faji i digës pasi që rrjedhja e ujit është e njëjtë si mbi liqen ashtu edhe poshtë digës.
Sipas tij Ujëvara e Mirushës është tharë edhe herë të tjera dhe kjo ndodhë zakonisht si pasojë e mungesës së reshjeve.
Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha.
Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.