BallinaUncategorizedDhjetëra mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi/ Ministria e Jashtme me pushime

Dhjetëra mijëra shqiptarë të bllokuar në kufi/ Ministria e Jashtme me pushime

Kaos në Kakavijë dhe në Kapshticë tashmë prej 3 ditësh! Që kur Greqia ndryshoi në mënyrë të papritur rregullat e kalimit të kufirit, në kulmin e sezonit turistik, dhjetëra mijëra emigrantë u dyndën të kthehhen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Sipas autoriteteve greke, që nga data 16 gusht, kushdo që hyn në Greqi nga Shqipëria do të duhet të ketë me vete rezultatin negativ të tamponit dhe do të duhet t’i nënshtrohet një karantine prej 7 ditësh.

Ky njoftim u shoqërua edhe me mbylljen e pikave kufitare gjatë natës nga ora 22:00-06:00., duke reduktuar në ekstrem kalimet në kufi, sërish për shkak të pandem

Por menjëherë sapo u njohën me këto vendime të papritura të autoriteteve greke, mijëra emigrantë që kishin ardhur për të pushuar në Shqipëri nxituan të kthehen në shtëpitë e tyre, duke krijuar një situatë kaotike tashmë prej disa ditësh në pikat kufitare.

Radha e makinave shkon deri në 20 km në Kakavijë dhe tashmë e ka kaluar Jorgucatin, në drejtim të Sarandës. Në anën tjerër, pala greke kryen tamponin në pikën kufitare duke shtuar në ekstrem kalimin për në anën tjetër të kufirit.

Janë me mijëra qytetarët që shprehen të irrituar, që i bëjnë apel shtetit shqiptar për të ndërhyrë, por ndërkohë siç kemi raportuar më herët, Ministri i Jashtëm, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama është me pushime në Dhërmi.

Ndërkohë radhët në Kakavijë dhe në Kapshticë sa vijnë edhe shtohen, ndërsa kanë nisur raportimet e para për problemet shëndetësore të tyre, mes temperaturave të larta, diellit të fortë, por edhe gjatë natës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular