Policia ka ngritur një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se rreth 5 autobusa dhe mjete personale nuk lejohen të shkojnë në Pikën Kufitare të Kapshticës për t’u larguar më pas për në Greqi.
Vetëm pak më parë u lirua radha në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa të gjithë qytetarët që prisnin me ditë apo orë të tëra u lejuan të kalojnë falë marrëveshjes në mesditë mes Shqipërisë e Greqisë e cila është e vlefshme.
Mësohet se janë ndaluar rreth 200 persona në dalje të Bilishtit nga Policia ndërkohë në Kakavijë pavarësisht shtyrjes së orarit vijojnë ende radhët e gjata.