BallinaAktualitetZhbllokohet Kapshtica! Pas marrëveshjes mes palëve kalojnë të gjithë qytetarët që prisnin...

Zhbllokohet Kapshtica! Pas marrëveshjes mes palëve kalojnë të gjithë qytetarët që prisnin në radhë

Pika Kufitare e Kapshticës i është kthyer normalitetit pas 4 ditësh radhë dhe duke u boshatisur nga emigrantët që prisnin me orë të tëra apo dhe me ditë të tëra për të ikur.

Pas marrëveshjes Shqipëri- Greqi disa orë më parë, palët në Kapshticë kanë punuar me sportele maksimale dhe qytetarët që ishin në pritje janë larguar tashmë për në shtetin fqinj.

Për të mos lejuar dyndjen tashmë drejt Kapshticës, është ngritur një Postbllok policie ne qytetin e Bilishtit që këshillon udhëtarët që drejtohen për në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular