BallinaKryesorePërballje titanësh: Bayern -PSG/Gjermanët mposhtin Lyonin dhe kualifikohen në finale

Përballje titanësh: Bayern -PSG/Gjermanët mposhtin Lyonin dhe kualifikohen në finale

Partis Saint Germain – Bayern Munchen është finalja e madhe e këtij sezoni në Champions League.

Bavarezët mposhtën me lehtësi 3-0 skuadrën e Lyonit në gjysmëfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

Dy gola u realizuan nga Serge Gnabry gjatë pjesës së parë të lojës, ndërsa në fraksionin e dytë gjermanët administruan avantazhin.

Vetëm 18 minuta i mjaftuan talentit gjerman që të kalonte në avantazh Bayernin ndërsa 5 minuta nga fundi i pjesës së parë Gnabry realizoi edhe të dytin.

Vlen të theksojmë që në minutën e 58’ skuadra gjermane ishte vërtet në vështirësi pasi Lyoni doli bukur me kundërsulm duke rrezikuar kundërshtarin. Meritë e padiskutueshme e Manuel Neuer i cili bëri një ndërhyrje të pabesueshme duke neutralizuar gjuajtjen e kundërshtarit.

Pas dopjetës së Gnabry, tabelës së golashënuesve nuk kishte si t’i mungonte Robert Lewandowski i cili realizoi në minutën e 88′.

Pas kësaj fitore, Bayerni do të përballet në finale me PSG-në, duel i cili do të luhet ditën e diel më 23 gusht.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular