BallinaKultureQemal Sakajeva shpjegon Kosovën me librin “Formula e Presidentit”

Qemal Sakajeva shpjegon Kosovën me librin “Formula e Presidentit”

Publicisti Qemal Sakajeva, ish drejtues i lartë i RTSH pas viteve ’90, sapo ka nxjerrë në qarkullim librin “Formula e Presidentit”.

I ndarë në dy vëllime, ai përcjell zhvillime të rëndësishme për Kosovën në një trajektore kohore prej 42 vjetësh (1977-2019). Çfarë shkruhet nuk është ditar, por janë analiza nga përditëshmëria kronologjike e dramatikes dhe tragjikes të Kosovës.


Në qendër të librit është populli, territori, personalitetet dhe politika e Kosovës, e vështruar “si element me shumë valenca”: në raport me vetveten, me Serbinë, me Shqipërinë, me shtete të Ballkanit, me Bashkimin Europian, me SHBA, me Rusinë si dhe me tri organizma me fuqi ndikuese botërore -OKB, NATO dhe Tribunali i Hagës.
Qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë, zhvillimet në Kosovë rrodhën në një vijë me thënien e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, e përsëritur aq shumë herë nëpër vite, përcaktim politik që mori trajtën e një formule fizike apo kimike: ”Kosovë e pavarur, e anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Nëse shtjellimi i parë i përket muajit qershor të vitit 1977, për sjelljen e eshtrave të Hasan Prishtinës nga Selaniku i Greqisë (atëherë nuk u lejua botimi i tij), ato më të fundit gjatë vitit 2019, përfshijnë pikëpamjet  për ndarjen e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “korrigjim i kufirit” apo “përkufizim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, dhe deri te “Minishengen i Ballkanit”, që ende vazhdon të përmendet nëpër zyrat e Serbisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.
Në faqet e librit ndeshen rreth 350 emra, të cituar apo përmendur, personalitete të mëdha të lirisë dhe deri te individë kriminelë.
“Formula e Presidentit” është një botim i Shtëpisë Botuese “55”.

Qemal Sakajeva eshte nder penat e shquara te gazetarise shqiptare dhe nje nder pak emra qe nuk iu nda gazetarise per asnje dite. Ai ishte per shume kohe kryetedaktor i gazetes Bashkimi, gazete e cila ne vitin ‘90 publikoi shkrime te guximshme per kohen. Me pas drejtoi televizionin publik si dhe sherbeu ne zyren e Kryeministrit per ceshtjet e medias. Rtsh.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular