BallinaAktualitetEMRI + FOTO/Shqiptari i akuzuar për dy vrasje në Maltë, “luftë” me...

EMRI + FOTO/Shqiptari i akuzuar për dy vrasje në Maltë, “luftë” me policinë vendase

Një 25-vjecar shqiptar u arrestua në Maltë, nën dyshimin se ka kryer një vrasje të dyfishtë në këtë shtet, pak kohë më parë.

Daniel Muka nuk u dorëzua fillimisht, por i është përgjigjur me armë zjarri policisë në qytetin maltez të Florianës. Pas disa minutave të shkëmbimit të zjarrit, shqiptari u neutralizua dhe u dërgua në komisariat.

Ai dyshohet se është autor i vrasjes së Kristian Pandolfino dhe Ivor Maçejovskit, ngjarje e ndodhur një javë më parë në zonën luksoze te Sliemas.

foto galeri foto galeri foto galeri

Bankieri Pandolfino 58 vjec dhe bashkëpunëtori i tij, Macejovski, 30 vjec, me profesion koleksionist të veprave të artit, u ekzekutuan në banesat e tyre.

Mediat malteze shkruajnë se kamerat e shumta në vendngjarje dhe gjurmët kanë bërë që policia të mund të identifikojë lehtë shqiptarin Daniel Muka. Ky i fundit ka edhe rekorde më parë kriminale.

Daniel Muka është vëllai i Bektash Mukës, që është akuzuar më 2017 për vjedhjen e 330 mijë euro bizhuterive në një argjendari. Vjedhja kishte ndodhur po në zonën që janë vrarë maltezët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular