BallinaSocialeHapen sot 600 shkolla publike, ja sa nxënës do të plotësojnë njohuritë...

Hapen sot 600 shkolla publike, ja sa nxënës do të plotësojnë njohuritë për dy javë

5400 nxënës do të ulen sot në bankat e shkollës, pas një ndërprerje disa mujore për shkak të pandemisë.

Ashtu dhe siç ishte paralajmëruar edhe nga Ministria e Arsimit, sot janë hapur 600 shkolla publike në vendin tonë, ku procesi mësimor do të jetë i diktuar nga rregullat për shkak të COVID-19. Bëhet fjalë për ata nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online.

Nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor. Më pas në datën 14 shtator, do të nisë procesi mësimor për të gjithë nxënësit e tjerë, në sistemin parauniversitar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular