BallinaKryesoreKush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re...

Kush është shqiptari që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

spot_img
spot_img

Sipas projeksioneve të ndarjes së mandateve, koalicioni opozitar do të ketë 42 nga 81 deputetë që ka parlamenti malazez.

Partia pro-serbe Fronti Demokratik, edhe pse e renditur e dyta në këto zgjedhje duket se do të vendosë kryeministrin e ardhshëm, pasi së bashku me partitë e tjera të koalicionit kanë marrë shumicën e deputetëve.

Por ai që ka në dorë formimin e qeverisë së re në Malin e Zi është një shqiptar, Dritan Abazoviç, i cili është kreu i Lëvizjes Ura, që është shprehur se kurrë nuk do të bëjë koalicion me Gjukanoviç.

Ndaj 4 deputetët që partia e tij fitoi janë llogaritur si pjesë e partisë pro-serbe, por politika ballkanase ka treguar se ndryshimet mund të vijnë edhe në momentin e fundit.

Partitë shqiptare që kanë fituar 2 deputetë do të jenë në opozitë, pasi janë në koalicion me Gjukanoviç, por një kthesë në momentin e fundit e Abazoviç mund të bëjë që shqiptarët të përfaqësohen edhe në qeveri.

Pritet me shumë interes numërimi i votave të mbetura për të kuptuar edhe shpërndarjen përfundimtare të mandateve dhe ndoshta te ndonje rezultati te papritur.

Por fati i qeverisë së re malazeze është në duart e një shqiptari, Dritan Abazoviç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular