BallinaAktualitetVjehrri e ngacmoi seksualisht, nusja jep dëshminë tronditëse: Donte të mbetesha shtatzënë...

Vjehrri e ngacmoi seksualisht, nusja jep dëshminë tronditëse: Donte të mbetesha shtatzënë me të

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Pejë të Kosovës, ku një 20-vjeçare me inicialet R.K  i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi është dhunuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy vjet martesë. Por kjo është vetëm njëra anë e ngjarjes, pasi atë e ka ngacmuar s*ksualisht edhe vjehrri i saj me inicilae I.M në shtëpinë e tyre në Pejë. Ai madje ka tentuar ‘ta kapë’ me forcë dhe ta linte shtatzënë.

“Arsyeja që unë kam ardh në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel. Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush,” ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo deklaroi se bashkëshorti ka ushtrar dhunë ndaj saj.

Ajo shtoi:”Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më sulmonte dhe më godiste me grushta.

Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave.
Babë e bir u arrestuan të shtunën, ndërsa sot është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një muaj,” raportojnë mediat kosovare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular