BallinaKronikeQëlloi me armë zjarri në drejtim të uniformave blu, policia e Kosovës...

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të uniformave blu, policia e Kosovës vret një person

Një person është vrarë nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme në Prizren.

Policia është konfrontuar me viktimën, i cili ishte në kërkim për tentativë vrasje.

Ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve, të cilët në vetëmbrojtje janë përgjigjur, duke e lënë atë të vdekur.

“Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ” Tentim Vrasje”.

Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtiej me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së

Nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, pavarësisht se në ç’farë situte mund të ndodhet, me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe parandalimit të krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular