BallinaShendetKatër gabime në kujdesin për lëkurën që po ju shkaktojnë puçrra

Katër gabime në kujdesin për lëkurën që po ju shkaktojnë puçrra

Disa faktorë befasues si larja e dhëmbëve dhe larja e fytyrës në të njëjtën kohë mund të rrisin rrezikun për puçrra. Ju mund të ndiheni sikur po bëni gjithçka që supozohet se po bëni për lëkurën tuaj, por puçrrat ende nuk largohen. Siç rezulton, ka të ngjarë të ketë një arsye themelore për këtë.

Ja gabimet që bëjnë në kujdesin e lëkurës:

Përdorimi i pecetave të lagura për të pastruar lëkurën

Ndonëse vetë përbërja e pecetave nuk shkakton puçrra, ato mund të mos e pastrojnë lëkurën siç duhet, duke lënë papastri, që më pas shkaktojnë puçrra.

Përdorimi i kremit të gabuar të diellit

Ndërsa është e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli, lloje të caktuara të kremit mund të kontribuojnë në zhvillimin e puçrrave. Disa formula të kremrave kundër diellit përdorin filtra organikë me bazë vaji që mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë shpërthime.

Mos pastrimi i syzeve

Nëse shpesh keni puçrra rreth hundës, ka shumë të ngjarë që po harroni të pastroni syzet. Mjekët rekomandojnë identifikimin e zonave tuaja problematike për puçrrat, si urën e hundës, dhe pastrimin e asaj pjese të kornizave të syzeve një herë në ditë.

Larja e fytyrës shumë

Pastrimi i lëkurës tuaj është një hap thelbësor në luftimin dhe parandalimin e puçrrave, por larja e tepërt mund të bëjë pikërisht të kundërtën. Dermatologët besojnë se pastrimi shumë i lëkurës mund të prishë ekuilibrin.

Përdorimi i shumë produkteve të flokëve

Disa produkte të kujdesit për flokët që ju ndihmojnë në zbutjen e flokëve mund t’ju shkaktojnë puçrra. Shampot, balsamet dhe produktet e stilimit mund të shkaktojnë lloje të ndryshme puçrrash

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular