BallinaAktualitetGjermania pozicionohet pro Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave, injorohet Shqipëria!

Gjermania pozicionohet pro Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave, injorohet Shqipëria!

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë një video konference për mediat me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se një nga prioritet e presidencës së BE e cila do të merret së shpejti nga vendi i tij është  hapjen e negociatave të anëtarësimit, për Maqedoninë e Veriut.

“Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE, ka deklaruar Maas.

Ky qëndrimi tregon se Gjermania tashmë është e vendosur për ecjen përpara drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, e cila u penalizua një vit më parë për shkak të Shqipërisë së Edi Ramës.

Është hera e parë që Berlini zyrtar e veçon hapur dhe kaq publikisht Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria, për sa i përket procesit të hapjes së negociatave.

Duket se fqinji ynë, i cili ka qenë “paketë” me ne në këtë proces, nuk do të penalizohet më për hir të papërgjegjshmërisë së qeverisë Rama për plotësimin e kushteve nga BE dhe Bundestagu gjerman.

Ky reflektim dhe qëndrim i ftohtë i gjermanëve u duk edhe gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Berlin, ku nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë.

Në një shkrim të medias shtetërore gjermane DË, thuhej se lojërat që po bën Edi Rama me Reformën Zgjedhore dhe këmbëngulja e tij për të kaluar një ligj që penalizon mediat e lira, e kanë rreshtuar Gjermaninë mes vendeve skeptike, nga një aleat i madh i Shqipërisë për integrimin drejt BE-së në.

Ndërkohë ditët e fundit ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj ishte në një vizitë zyrtare në Berlin dhe nuk morri një konfirmim të tillë si homologu i Maqedonisë Osmani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular