BallinaBotaFOTOT/Spital apo hotel luksoz, pamjet brenda ambjenteve ku Donald Trump po ‘lufton’...

FOTOT/Spital apo hotel luksoz, pamjet brenda ambjenteve ku Donald Trump po ‘lufton’ me Covid -19

Më pak se 24 orë pasi pohoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin diagnostikuar me COVID-19, Presidenti amerikan, Donald Trump, doli ngadalë nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.

Më pas nga spitali presidenti Trump ka shkruar një mesazh në Twitter ku tregonte për gjendjen e tij shëndetësore. “Mendoj se po shkoj mirë! Faleminderit të gjithëve. DASHURI !!! ”, ks shkruar Trump në një postim në Tëitter. Por si është spitali ku po qëndron i shtuar presidenti Trump?

Trump do të jetë në duart e rreth 7 000 anëtarëve të stafit të këtij spitali, ku punojnë disa nga mjekët kryesorë të SHBA-ve. Siç shkruan Daily Mail, Trump do të qëndrojë në Suitën Presidenciale, që ndodhet në një prej 88 ndërtesave të këtij spitali.

Suita Presidenciale është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Suita është ‘e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit’- shkroi Admirali Connie Mariano, i cili ka shërbyer si mjek i të dy presidentëve George H.Ë. Bush dhe Bill Clinton-it dhe ka qenë drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të punojë nga Suita Presidenciale gjatë qëndrimit të tij prej ‘disa ditësh’ në spital. Ndërkohë, shumë media kanë publikuar pamjet nga Suita Presidenciale e spitalit ku po qëndron Trump dhe duket me të vërtetë si një hotel luksoz.

Kujtojmë që pak para mesnatës, mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley, dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të Trump, duke thënë se ai po ia dilte mirë, nuk po merrte oksigjen shtesë dhe si masë paraprake kishte përdorur dozën e parë të Remdesivir, e cila ka përshpejtuar kohën e rikuperimit për disa pacientë me koronavirus.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shtoi se kishte rekomanduar lëvizjen e Presidentit nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed, pas një konsultimi me specialistë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular