BallinaAktualitet“Shpif ndaj Bashës, për të përfituar në zgjedhje”, Partia Demokratike padit Erion...

“Shpif ndaj Bashës, për të përfituar në zgjedhje”, Partia Demokratike padit Erion Veliajn

Partia Demokratike ka paditur në gjykatë për shpifje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për shpifjet e përsëritura kundër kryedemokratit, Lulzim Basha. Në padi argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim dëmtimin e imazhit të kryetarit Basha.

Padia konsideron si shpifje të Erion Veliajt 3 akuzat:

  1. Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë
  2. Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë
  3. Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje

“Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme. Këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS-në”- shkruhet në padinë e ngritur për shpifje ndaj Erion Veliajt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular