BallinaAktualitetMinistri në prag divorci, e dashura, 5 muaj shtatzënë, por gruaja ka...

Ministri në prag divorci, e dashura, 5 muaj shtatzënë, por gruaja ka llogaritë sekrete të milionave në banka

Telashet në qeveri me sa duket nuk kanë të mbaruar. Nuk janë thjesht punë shtetërore, por emocionale, duke hapur një rrëmujë zemre me sevdatë e shumta. Halli këtë herë ka zënë një nga ministrat më të dashur të Edi Ramnës. Mes gruas dhe të dashurës, duket se burri Ministër në mes, nuk ka mundur dot të fshehë sekretin.

E dashura e tij është shtatzanë prej afro pesë muajsh dhe ajo nuk i është bindur porosisë së sertë të ministrit, për të abortuar. Ngjason me histori Hollivudi të tipit Tom Cruise, por në versionin e egër të xhunglës, ku luanë dhe tigra po ndajnë territoret. Të lidhur prej vitesh, ajo ka kundërshtuar dhe do të mbajë fëmijën e të dashurit ministër, fëmijë që pret dhe katër muaj të vijë në jetë. Por kjo ngjarje delikate nuk ka shpëtuar nga syri familjar. Bashkëshortja e anëtarit të qeverisë e ka marrë vesh aventurën me shtatzani të të shoqit dhe kundërshtia e saj agresive është ndaj burrit, jo të dashurës së tij.

Nuk ka ndërmend të lëshojë terren ndaj ndodhisë së trazuar familjare, e cila në ekstrem kërkon si zgjidhje njërin nga divorcet. Të dyja kërkojnë të kenë për vete babanë e fëmijëve dhe ai është në një zjarr për të cilin ende nuk ka gjetur zjarrfikëse.

Bashkëshortja ka më shumë mundësi ta “trembë” Don Zhuanin e kabinetit të Ramës, duke e kanosur se një divorc i mundshëm do t’i nxirrte të gjithë sekretet e bizneseve të njohura dhe panjohura, por njëherësh dhe punë si ministër të cilat ajo i ka mësuar nga bisedat bashkëshortore. Historia e nxehtë kërkon një zgjidhje dhe asnjëra nga gratë nuk ka ndërmend t’i lëshojë shteg tjetrës, për kërkesat ndaj bashkëshortit, të dashurit, apo babait të fëmijës dhe fëmijëve.

Nuk është histori thjesht parash, por vesi këtë herë ka ngecur dhe mund të rrokullisë etikën morale të kabinetit, kur do t’i duhet ta urojnë si Kryeministri dhe kolegët për ardhjen në jetë të fëmijës, vitin pasardhës me nisjen e fushatës. Ky rindërtim raporti, ka një kosto dhe ministri duket se po përpiqet të ujdisë ndonjë paqtim me ndonjërën nga palët.

Pas pamundësisë të fshehë të dashurën dhe shtatzaninë e saj në muajin e pestë, tërësisht e dukshme për këdo të njohur dhe jo të tyre, ministri nuk ka më alibi për të mohuar veten si burri me dy gra. Historia rozë e ministrit të forte, i shumëpërfolur për bëmat alla-Cazanova tashmë është një ortek që po rrotullohet mbi kokë… Kjo histori shumë interesante do të marrë detaje më tej për ecurinë.

“Shijak-tv”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular