BallinaAktualitet“Kurrë nuk do t’ia dalin”, mesazhi i fortë i Presidentit Meta nga...

“Kurrë nuk do t’ia dalin”, mesazhi i fortë i Presidentit Meta nga Shkodra, flet për tradhtarë dhe gjakprishur

Presidenti Ilir Meta, teksa ka vizituar monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, ka dhënë dhe një mesazh të fortë politik, teksa flet për tradhtarë dhe gjakprishur.

Sipas kreut të shtetit, “tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane”.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike.

Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.

I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular