BallinaBotaQëndroi 3 ditë në spital, pastaj hoqi maskën publikisht, a është shëruar...

Qëndroi 3 ditë në spital, pastaj hoqi maskën publikisht, a është shëruar Donald Trump nga Covid-19? Flet mjeku i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump nuk është më një rrezik për infektimin me Covid-19 i të tjerëve. Kështu ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, në përditësimin e parë mbi shëndetin e presidentit Trump që nga e enjtja.

BBC shkruan se kishte pasur shqetësime se ai mund të ishte ende infektues pas qëndrimit të tij tre-ditor në spital.

Sidoqoftë, deklarata e mjekut nuk thoshte nëse Trump ishte testuar negativ së fundmi për Covid-19.

Presidenti amerikan do të përballet me kundërshtarin demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në 3 nëntor.

Sondazhet sugjerojnë se Biden ka një epërsi prej 10 pikësh ndaj Trump në shkallë vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular