BallinaBotaDonald Trump “rikthehet” fuqishëm, vazhdon fushatën elektorale në Florida

Donald Trump “rikthehet” fuqishëm, vazhdon fushatën elektorale në Florida

Presidenti amerikan Donald Trump është rikthyer sërish në fyushatën elektorale amerikane, pasi ai u diagnostikua i infektuar me koronavirus.

Ndërsa, sondazhet tregojnë se Trump ka humbur goxha pikë në sondazhe ndaj rivalit demokrat Joe Biden, në kohën që u njoftua se ai ishte me Covid-19, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Trump arriti në tubimin në natyrë në Sanford, Florida, i pari nga të gjashta të planifikuara për këtë javë, pa një maskë mbrojtëse. Ai foli para mbështetësve, shumica pa mbulesa mbrojtëse të fytyrës dhe foli vazhdimisht për shërimin e tij nga koronavirusi

foto galeri foto galeri

“Unë e kalova atë (koronavirusin) tani. Ata thonë se jam imun. Ndihem kaq i fuqishëm ”, i tha Trump turmës. “Unë do të puth të gjithë në këtë audiencë, do të puth djemtë dhe gratë e bukura, do t’ju jap një puthje të madhe”.

Kthimi i Trump në tubimet e fushatës së tij nisi një sprint tre-javor për zgjedhjet e 3 nëntorit. Presidenti republikan, 74 vjeç, po kërkon të ndryshojë dinamikën e një gare që sondazhet e opinionit kombëtar dhe disa sondazhe kryesore të shtetit tregojnë se ai po humbet ndaj Biden, i cili është 77 vjeç.

Koronavirusi ka shkaktuar në Amerikë një kaos të vërtetë, sipas ekspertëve. Covid-19 ka vrarë më shumë se 220 mijë njerëz në SHBA, kurse miliona persona kanë dalë të papunë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular