BallinaAktualitetPërmbytja e Durrësit pas shiut, ish-deputeti i PD: Qytetarët nuk e harrojnë...

Përmbytja e Durrësit pas shiut, ish-deputeti i PD: Qytetarët nuk e harrojnë barbarinë, kryehajdutit do ja bëjnë “respektet” e fundit në 25 prill

Ish-deputeti demokrat për qarkun e Durrësit, Oerd Byklykbashi, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në qytetin bregdetar të Durrësit ditën e djeshme pas reshjeve intensive të shiut.

Sipas Bylykbashit, durrsakët do të kujtojnë me neveri punën dhe veprat e PS në 20 vite qeverisje të qyteteti, për ti bërë “respektet” e fundit me votë në 25 prill.

Bylykbashi: Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rrugët e Durrësit sa here bie shi. Durrsaket do t’i ‎kujtojne me neveri “punen” dhe “veprat” e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t’i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t’i bejne “rrespektet” e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.

Sa herë ka reshje, në rrugët e Durrësit vërshon uji dhe nuk kanë qenë të pakta edhe rastet e përmbytjes së bizneseve përreth apo banesave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular