Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar sot planin e masave të shpallura pasi të enjten hyn në fuqi ligji që e bën përdorimin e maskës të detyrueshme kudo jashtë shtëpisë.
Sipas kryedemokratit, masat me gjoba për maskat fshehin realitetin se “paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive”.
Madje Basha duke iu referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, një ditë pasi numri i të infektuarve arriti një rekord të ri, tha se nuk është raportuar as vdekja nga koronavirusi e drejtorit në Bashkinë e Tiranës.
“Sot na shpallet plani i maskave, si do e mbajnë, kush, e gjoba.
Nuk ka masa reale, si vendet e tjera të rajonit, për tu përballur me aspektin shëndetësor e ekonomik, Rama mosmarrjen e masave mundohet ta fshehë pas maskave.
S’ka shqiptar që se kupton që arsyeja që Rama s’merr masa për ti ndihmuar, që gënjen se nuk e di planin tonë me 5 pika se paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive.
Këtu akoma mjeku i familjes është lënë jashtë kësaj beteje i pambrojtur, papërfshirë. Emi një numër rekord të infektuarish dje sipas shifrave zytare që janë të manipuluara e të diktuara që nuk diktojnë as realitetin që raportohet në media e jo më atë që njohin të gjithë ne me familje e farefis.
Disa media raportuan që edhe persona publik si i ndjeri ish drejtori i bashkisë së Tiranës që ndërroi jetë pasi ndërroi jetë i ati nuk është raportuar.
Imagjinoni ku ka arritur kaosi dhe falsifikimi i i të dhënave, që do të thotë se numri i infeksioneve është shumë më i madh sa raportohet”, tha Basha.