BallinaAktualitetSali Berisha fik 76 qirinj, falenderimi për Zotin dhe dedikimi special për...

Sali Berisha fik 76 qirinj, falenderimi për Zotin dhe dedikimi special për familjen

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot përvjetorinin e 76 të lindjes.

Ka qenë vetë Berisha i cili ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale këtë ditë të veçantë.

Lideri historik i demokratëve falenderon Zotin, familjen dhe miqtë për dashurinë dhe mbështjen, të cilët i quan edhe “eliksiri i udhëtimit tim”.

Miq, sot 76 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit, familjes dhe të gjithe atyre që me dashurinë, miqësinë, besimin dhe mbështetjen kanë qenë dhe janë eleksiri i udhëtimit tim jashtë imagjinate 76 vjeçar. Zoti ju bekoftë!“, shkruan Berisha në postimin e tij, ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Sali Berisha u lind në 15 tetor 1944 në Viçidol të Tropojës.

Me profesion mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, ai hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitet ‘90, ndërsa ka mbajtur postet e presidentit të Republikës dhe atë të kryetarit të Këshillit të Ministrave (Kryeministër)

Karriera politike e Berishës:

President (1992-1997)

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj ai dha dorëheqjen si President.

Kryetar i opozitës (1997-2005)

Më pas Sali Berisha rizgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit.

Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Kryeministër (2005-2013)

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë.

Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha.

Sipas revistës së mirënjohur amerikane “Forbes” Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, mjeke pediatre në profesion dhe kanë dy fëmijë, vajzën Argita dhe djalin Shkëlzenin.

Sali Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane, ruse dhe gjermane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular