BallinaKronikeAksident tragjik në Tiranë-Durrës, një person i pajetë ndodhet ende në rrugë

Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, një person i pajetë ndodhet ende në rrugë

spot_img
spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Nga foto e shpërndarë për mediat, qytetari i cili nuk është identifikuar gjendet ende i shtrirë në rrugë, ndërkohë që policia dhe ambulanca nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular