BallinaKronikeU kap me 32 kg drogë, gjykata e nxjerr nga burgu vëllain...

U kap me 32 kg drogë, gjykata e nxjerr nga burgu vëllain e shefit të policisë rrugore në Dibër

Lirohet nga burgu Pajtim Aga, njëri nga personat e arrestuar gjatë operacionit antidrogë “Tranzit”, njëherësh dhe vëllai i shefit të policisë rrugore në Dibër, Robert Aga.

Emri i këtij të fundit doli hapur në përgjimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, për blerjen e votave në zgjedhjen për kryetarin e bashkisë në Dibër. Por teksa çështje penale për “Shpërdorim detyre” dhe “korrupsion zgjedhor”, vijon prej dy viteve të qëndrojë e hapur në prokurorinë e Dibrës, në Tiranë, vëllai i Robertit, Pajtim Aga, i cili u kap në janar 2020 nga policia, si person i dyshuar për tregtim të drogës, është liruar nga burgu.

Vendimin për lirimin e Pajtim Agës është marrë nga gjykata e Tiranës në 29 shtator 2020, duke vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Kundër vendimit të shkallës së parë ka kryer ankim prokuroria e Tiranës, e cila ka shfaqur pretendimet se nuk ishte dakord për lirimin nga burgu të Pajtim Agës, pasi ai akuzohet për akuzën e “Prodhimit dhe Shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Por teksa çështja ka shkuar në apel dhe është marrë në shqyrtim nga gjykata e Apelit, prokuroria ka hequr dorë nga ankimimi, duke çuar gjykatën e Apelit të marrë vendimin, për mospranimin e ankimit dhe të lerë në fuqi lirimin nga burgu të Pajtim Agës. Vendimi në Apel është marrë në 13 tetor 2020.

Aga qëndroi 9 muaj në burg, ndërkohë për këtë çështje janë proceduar dhe disa persona të tjerë si Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon alias Paulin Dodaj, Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj. Gjatë operacionit “Tranzit” të kryer në muajin janar 2020, këtij grupi personash policia arriti t’i sekuestrojë plot 32.5 kg drogë e përpunuar në çokollatë./Shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular