BallinaAktualitetDita e 10-të e grevës së urisë, naftëtaret: Jemi keq, po na...

Dita e 10-të e grevës së urisë, naftëtaret: Jemi keq, po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit

Naftëtaret e Ballshit prej 10 ditësh janë futur në grevë urie, ato kërkojnë kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.

Bëhet me dije se gjendja shëndetësore e grave greviste sa vjen dhe rëndohet, ato kanë shfaqur probleme me tensionin.

Grevistet janë shprehur se nuk ndihen mirë dhe se stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama po i vret.

Ato janë shprehur se nëse nuk do të ketë një zgjidhje vetëm të vdekura do të dalin nga greva, ndërsa kanë përmendur edhe një herë faktin se do futen edhe fëmijët e tyre në grevë nëse do të jetë e nevojshme.

Kujtojmë që në ditën e 18-të të grevës 10 naftëtarë e lanë grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësorë, ndërsa u zëvendësuan nga gratë, të cilat po bëjnë 10-të ditë në grevë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular