BallinaAktualitetSHPËRTHEN këshilltari i Sander Lleshajt: ZHGËNJIM largimi i SHABANIT nga Garda, na...

SHPËRTHEN këshilltari i Sander Lleshajt: ZHGËNJIM largimi i SHABANIT nga Garda, na është….nëna rrugëve, kemi punuar në shi e diell, natë e ditë,

Largimi nga detyra i Besim Shabanit nga Garda e Republikes se Shqipërisë me detyrë drejtorin e ruajtjes së personaliteteve, ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi ndër radhët e uniformave blu.

Tre ditë më parë, Besim Shabani ra në rrjetën e vetingut se nuk kishte mundur të sigurojë fatura për 20 milionë lekë të vjetra që tha se ia kishte marrë borxh vëllait për të blerë shtëpinë ku jeton, në parafabrikat, 70 metra katrorë, raporton newsbomb.al.

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Hilë Lushaku, shprehet shumë i zhgënjyer për notën e dhënë për Besim Shabanin, me të cilin thotë se ka punuar edhe personalisht.

“Nëse Besim Shabani është pa integritet kjo meriton me shkri të gjithë Gardën e Republikës dhe ruajtjen, mbrojtjen e sigurimin e personaliteteve të larta ta kryejnë ufot/alienët” shkruan ai shumë I zemëruar me vendimin, raporton newsbomb.al.

“Në 32 muaj karrierë që kalova në Gardën e Republikës, njoha gardistë që më kanë impresionuar me sjelljen korrekte dhe ndershmërinë, por edhe me mundimet e dhimbjen që kalonin në heshtje. Një prej tyre, Besim Shabani, officer inteligjent, fjalëpak, model në cdo gjë, i respektuar nga të gjithë, gardist besnik nga dita e parë e karrierës, njeri me vullnet të pashoq, i thjeshtë e rigoroz, korrekt e kërkues, i ditur dhe I heshtur. Sot mbeti në lëndën e “integritetit”, shkruan këshilltari i Ministrit shumë i revoltuar për vendimin e Komisionit të Verifikimit të Figurës së zyrtarëve të policisë.

“Jam gati të dëshmoj kudo se ai malësor i ndershëm, ai oficer shembullor, është i bardhë si bora në karakter dhe nuk ka njollë që e nxin apo ndyn faqen e tij të pastër” shkruan Lushaku.

Në një tjetër koment, nuk e shpreh zemërimin për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të punonjësve, që nuk e njohin në realitet punonjësin e policisë.

“Ne na është….nëna rrugëve, shkurreve, maleve dhe skutave, në shi e në diell, natën e ditën, të lagur nga shiu apo qullur nga djersa, të pagjumë e të pangrënë, sycelë e plot tensione për ruajtjen e shtetarëve dhe vijnë disa të mirëpaguar që nuk punojnë as 40 orë në javë e lecitin me solemnitet se je mbetës, nuk kalon vetingun, nuk ke dokumente të justifikosh pasurinë me dhjam pleshti dhe në të sëmës jeta plot vuajtje e sakrificat. Për kalamanjtë e “besimeve” nuk vlen modeli I ndershmërisë, për gardistët në 30 breza është bombë lajmi, ndërsa për kolegët dhe vartësit në detyrë është tam-tame se I ndershmi nuk vlen. Ndaj lexoni “Hakërrimë” të Ali Asllanit dhe kapni, rrëmbeni dhe shqyeni se jinni të përkohshëm po nuk u pasuruat. Mesazhi më negative i pseudodrejtësisë” shkruan jo pa revolt Hilë Lushaku.

Besim Shabani, oficeri model i Republikës së Shqipërisë u përjashtua nga strukturat tre ditë më parë sepse nuk justifikonte dot me dokumente lekët që kishte blerë shtëpinë. Në të gjitha zërat u vlerësua si oficer model, por këto nuk mjaftuan që komisioni I verifikimit të figurës së zyrtarit të policisë, ta nxjerrë nga radhët e uniformave blu, raporton newsbomb.al.

Shkarkimi I tij ka shkaktuar një valë të gjerë zemërimi në gjithë uniformat blu në republikën e Shqipërisë, por edhe për kolegët që e kanë njohur dhe që kanë punuar me Shabanin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular