BallinaBotaEMRI/Vdes njeriu më i pasur i Koresë së Jugut

EMRI/Vdes njeriu më i pasur i Koresë së Jugut

Shefi i gjigantit të telekomunikacionit Samsung, Lee Kun Hee ka ndërruar jetën në moshën 78-vjeçare. Raportohet se ai vdiq të dielën, pasi kaloi më shumë se gjashtë vjet në spital pas një ataku në zemër.

“Ai u shtrua në spital pas një ataku kardiak, gjashtë vjet më parë dhe kishte qenë i shtrirë që prej asaj kohe”, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila citoi burime të paidentifikuara duke thënë se ai kishte qenë në gjendje të merrte frymë pa instrumente mjekësore, por nuk u shërua plotësisht asnjëherë.

Lee ishte djali i themeluesit të Samsung-ut Lee Byung Chul. Ai mori drejtimin e firmës në 1987 dhe e bëri Samsung në një udhëheqës global të smartfonëve.

Lee ka qenë njeriu më i pasur i Koresë së Jugut që nga viti 2009, sipas revistës “Forbes”, e cila vlerëson se vlera e tij ishte 20 miliardë dollarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular