BallinaAktualitetKoronavirusi/Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve, kërkesë urgjente...

Koronavirusi/Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve, kërkesë urgjente për…

Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria është vendi i fundit në Europë, për nga numri i testimeve të kryera për koronavirusin.

Me një shënim në facebook, Meta e konsideron situatën si ‘shumë shqetësuese’, ndërsa thotë se testimi është veprimi themelor që i hap rrugë gjurmimit dhe trajtimit të sëmundjes.

Sipas Kreut të Shtetit, rritja e numrit të testimeve është kërkesa” më urgjente se kurrë”, pasi numri i të infektuarve, krahasuar me muajin prill, janë rritur me 11 herë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera. Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë. OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM! Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shkruan Meta.

Koronavirusi/ Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin

Koronavirusi/ Meta: Shqipëria e fundit në Europë për numrin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular