BallinaAktualitet"Nusja na tradhëtoi, mendonte se Siria është fushë me lule", gjyshi i...

“Nusja na tradhëtoi, mendonte se Siria është fushë me lule”, gjyshi i Amar Rashës kërkon vetëm rikthimin e nipit!

Gjyshi i Amar Rashës, një nga fëmijëve që po kthehet nga kampi famëkeq i Sirisë ka deklaruar për mediat, se kërkon ardhjen e nipit të tij, por jo të nuses dhe dy vajzave, të cilat i ka lindur me persona të tjerë në kamp.

Në një intervistë për mediat, Shaban Rasha është shprehur se nusja i ka tradhtuar, pasi sipas tij, ajo mendonte se atje ishte vendi fushë më lule. Më tej ai ka thënë se i kishte kërkuar nuses që t’ia linte atij djalin, por ajo nuk kishte pranuar. Sipas tij, ka qenë nusja ajo që nuk e ka lejuar Diamantin që ta merrte në telefon. Fatkeqësisht djali i tij u vra me snajper një vit pasi arriti në Siri.

Përveç Amarit, Floresha Rasha ka lindur edhe dy vajza të tjera në kamp, jo me Diamant Rashën, por me një partner tjetër.

“Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se aty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh”, tha Shaban Rasha, babai i Diamant Rashës i vrarë në dhjetor të 2013.

Rreth 7 vite më parë në 16 janar të vitit 2013 Diamant Radha vendosi që të marrë bashkëshorten e tij me djalin e tyre dhe të largohet drejt Sirisë, ku u vra një vit më pas.

Ata kishin ardhur në Tiranë nga fshati Sllovë i Dibrës, Diamanti punonte si shpërndarës picash dhe më të ardhurat e kësaj pune mbante familjen.

Diamant Rasha frekuentonte një xhami në zonën e Unazës së Re, aty ku imam ishte Genci Balla, një person i dënuar nga drejtësia si rekrutues i besimtarëve dhe që i dërgonte ata në Siri për të luftuar krah Shtetit Islamik, raporton newsbomb.al. Më pas ai u largua drejt Sirisë, ku gjeti edhe vdekjen. Bashkëshortja me djalin e tij dhe dy vajzat u rikthyen ditën e sotme në Shqipëri, pasi disa viteve në kampin e Sirisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular