BallinaKultureNdahet nga jeta në 80-vjetorin e ditëlindjes aktori i madh italian Gigi...

Ndahet nga jeta në 80-vjetorin e ditëlindjes aktori i madh italian Gigi Proietti

Është ndarë nga jeta në ditën e tij të lindjes, artisti i mirënjohur italian Gigi Proietti.

Proietti nuk ishte vetëm një aktor, rolet e të cilit kujtohen edhe nga shumë artdashës shqiptarë, karriera e tij u shtri përtej ekranit të kinemasë, në teatër, muzikale, por edhe si moderator në studiot televizive.

Në 2010, Proietti ishte shtruar në spital për një takikardi të fortë. I lindur në Romë në 1940, i apasionuar pas muzikës dhe këngëtar që në rini, gjatë universitetit ai iu afrua teatrit eksperimental. Në 1970, triumfoi në muzikalin Alleluja Brava Gente.

Interpretimet e tij më të famshme janë Mandrake e Stenos në Febbre da cavallo dhe atë të Cavaradossi në La Tosca nga Luigi Magni. Ai ka laujtuar Pomeon dhe në seritë televizive si Marshal Rocca, The Last Papa King, The Scam Lord dhe Një Plumb në Zemër. Si aktor zëri ai ka dubluar Robert De Niro, Dustin Hoffman, Charlton Heaston, Kirk Douglas, Paul Neëman, Marlon Brando, Gregory Peck.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular