BallinaKronikeTrupi i prerë në copa u hodh në lumë, RIHAPEN hetimet në...

Trupi i prerë në copa u hodh në lumë, RIHAPEN hetimet në HOLANDË për vrasjen e biznesmenit Festim LATO

Autoritetet në Holandë kanë rihapur hetimet për vrasjen e mistershme të biznesmenit dhe aktivistit shqiptar Festim Lato.

Gati një vit pas vrasjes, policia holandeze ka ende më shumë pyetje sesa fakte, lidhur me vrasjen e bujshme, ndërsa autoritetet s’kanë pranuar të japin informacion se përse po kryhen sërish hetime.

Lato ishte vetëshpallur “President i Çamërisë” dhe pretendonte se me ndihmën e miqve të tij në Bruksel dhe jo vetëm, do të krijonte shtetin e pavarur çam me ushtinë dhe institucionet e veta

Por pas vrasjes, mediat shkruajtën për problemet që ai mund të kishte si biznesmen. Thuhet se Lato kishte marrë shuma të mëdha parash borxh nga kolegë apo partnerë në biznes, por nuk i kishte kthyer më pas.

Ai u pa për herë të fundit në 15 korrik të 2019-ës gjatë një takimi biznesi në një kafe në Abcoude. Katër ditë më pas, trupi i tij u gjet i gjymtuar në disa qese mbeturinash që ishin hedhur në kanalin Amsterdam-Rhine.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular